Mirë se erdhët në Klubin UNË JAM FUQIA – I Am Power 

Suksesi fillon në momentin që i themi vetvetes që jemi të gatshëm të punojmë në maksimum që të arrijmë deri tek kënaqësitë e dëshiruara. Klubi të cilin Ju tani vizitoni dhe të cilit shum shpejt do t’i bashkangjiteni, nuk ofron një tregim ngushëllues me përshtypje mesatare, por është një frymëzim i vërtetë për të gjithë ata të cilët kanë nevoj për inspirim dhe motivim. 



UNË JAM FUQIA – nuk Ju premton resurse financiare të pabaza, nuk Ju premton arritje të shpejta marramendase, nuk Ju premton një jetë të lehtë; por Ju premton një sfidë të vërtet. Ju premton që pas kalimit në filtrat e këtij klubi Ju do të keni aftësinë që VET të arrijni në të gjitha paratë e dëshiruara, që Ju vet të krijoni sukseset Tuaja të një pas njëshme. Të keni kontrollë absolute mbi mundësitë dhe dëshirat Tuaja të cilat janë pa fund. Klubi Unë Jam Fuqia për Ju do të jetë burim i informative, këshillave dhe mundësive të cilat do të ndikojnë që Ju një herë e përgjithmonë t’I vëndoni temelet e një jete më të mirë. Gjatë kësaj platforme do të ketë momente kur Ju do të dyshoni në aftësitë Tuaja për vazhdim të mëtutjeshëm, por Jo, ato janë momentet kur Ju duhet të jepni sulmin e fundit drejt suksesit. Të gjithë at të cilët kane arritur në suksesin lakmues, i cili ka zgjatur gjenerata në gjenerata, kanë arritur me përkushtim, vëmendje, këshillim me të tjerët të cilët gjithashtu kanë qenë të suksesshëm, dhe me punë të palodhshme.



Programa e klubit përbëhet nga një platformë e larmishme e mbushur me një numër të madh të trajnimeve, seminareve, puntorive dhe seansave një në një me biznismen të sukseshëm. Qëllimi i kësaj platforme është ndikimi pozitiv në zhvillimin e secilit nga anëtarët, udhëheqja në planet e suksesit të cilat secili nga ne dikund thell në vete i ka të krijuara. Përgjegjësia për një gjë të tillë nuk është pa bazë, krijuesi i kësaj platforme, njëkohësisht edhe trajnere kryesore është – Mimoza Thaqi – nje grua në biznes e cila ndër vite ka dëshmuar aftësinë e saj për zhvillim të investimeve të suksesshme, që në portfolion e saj ka një numër të konsiderueshëm biznesesh. Mimoza Thaqi e krijoi këtë mundësi për secilin nga Ju, mundësi që nuk vjen shpeshm mundësi që duhet shfrytzuar në maksimum. 



Përpos që e vëndon vetveten në shërbim të secilit që është i interesuar në zhvillimin e ideve, në platformën Unë Jam Fuqia ajo ka siguruar edhe një numër të madh të folësve të tjerë, biznismenëve të suksseshëm të cilët do të Ju bashkangjiten në rrugëtimin Tuaj dhe do të ndajnë me Ju eksperiencat e tyre dhe njohuritë. Rrugëtimi në këtë platformë, pas shum puntorive, seminareve dhe trajnimeve do të përfundojë me Certifikatë, të cilën do t’a merr secili i cili I ka kaluar të gjitha nivelete e programës. 



Kjo Certifikatë si dokument do t’ju shërbejë të gjithë atyre të cilët duan të tregojnë njohuritë e tyre në lëmi të ndryshme të zhvillimit profesional, në krijimin e biznesit të ri apo zhvillimin e biznesit egzistues, në nivel më të lartë. 



Momenti definues i suksesit është momenti kur vendosim mos të dorëzohemi! 

T’a shtym deri në fund vizionin tonë. Kur gjendemi para sfidave të jetës, ndërsa jemi nisur në rrugëtimin drejt krijimit të një të ardhme më të mirë, me punë të palodhshme, dinjitet, moralitet dhe përkushtim maksimal; sfidat s’janë asgjë tjetër por momente argëtuese, të cilat nuk do të na lejn të n’a mer gjumi e bezdia, por gjithnjë do të n’a ngrisin gjakun e presionin, që t’a përjetojmë rrugëtimin me të gjitha komponentat e gëzimit dhe dështimit. 



Uroj që së shpejti t’i bashkangjiteni karavanit të suksesit të cilin klubi Unë Jam Fuqia është duke krijuar. Ndryshimet fillojnë me hapa të vogla, rrugëtimi është sfidues, por fundi gjithmon arsyeton mundin. Hapi i parë i Juaji le të jetë anëtarësimi në këtë klub, e më pas vet do të Jeni të aftë të vërejni që Klubi Unë Jam Fuqia është invetsimi më i mirë që Ju e bëtë për biznesin tuaj.




BIOGRAFIA E MIMOZA THAQI

Mimoza (Halili) Thaqi e lindur më datë 2 Tetor 1972 në fshatin Poroj të Tetovës, Republika e Maqedonisë. Që nga fëmijëria e saj Mimoza ishte një person pozitiv që refuzonte të njihte vetveten si viktimë e rrethanave shoqërore të qytetit ku jeton. Adhuruese e flaktë e leximit dhe një diskutuese e mirfillt, gjithmonë kishte mendimin dhe unin e vet. Vija e saj jetësore zhvillohet drejt cakut që të gjej qëllimin e saj shpirtëror dhe profesional. Që nga ky moment që u bë e vetëdijshme për mundësitë dhe dëshirat e saja, Mimoza vazhdon të punojë drejt zhvillimit të njohurive dhe përcaktimit të identitetit të saj profesional. Prindërit e saj ishin pjesë e sistemit të arsimimit dhe dhanë një kontribut të madh në zhvillimin e arsimit  dhe kulturës në qytetin e Tetovës. Nëna e saj Drita Halili mësuese në shkollën e fshatit në Poroj, dhe babai i saj Qemal Halili – drejtor në shkollën e njejt, janë personat e parë të suksesshëm me të cilët Mimoza u ndesh dhe nga të cilat Mimoza u inspirua. Edhe pse, prindërit e saj ishin të punësuar, përsëri ata resurset e tyre i plotësonin edhe me punë anësore në bujqësi duke kultivuar pemë dhe perime në pronat familjare. Mimoza ishte aktive edhe në këtë lëmi dhe hapat e para të tregtisë i mori në këtë drejtim. Në fillim, ajo u angazhua në shitjen dhe furnizimin me produktet bujqësore të tyre tregun e qytetit. Pas një kohe të caktuar, familja e saj e hapi një shitore të vogël në lagjen e tyre, në këtë shitore Mimoza e mori përgjegjësinë më të madhe dhe cdo ditë ishte e angazhuar. Mimoza u rrit në frymën e tregtisë dhe biznesit, prej këtu edhe burojnë aftësitë e para të Mimozës në sferën e tregtisë dhe negociimit në biznes.



Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin e Tetovës, ndërsa pas mbarimit të shkollës së mesme Mimoza u regjistrua si studente në Fakultetin e Juridikut në studime të Jurispodencës. Në vitin e tretë të shkollës së mesme si nxënëse në gjimnazin e qytetit të Tetovës “Kiril Pejcinoviq”, në vitin 1988 e njoftoi bashkëshortin e saj Avni Thaqi. Nga takimi i tyre i parë ata ishin të vetëdijshëm se nuk ishte vetëm tërheqja fizike që i afronte dhe dashuria ndaj njëri tjetrit, por edhe shikimi drejt të ardhmes, dhe ndjenja që e kanë takuar partnerin e duhur për ambiciet dhe aspiratat e tyre. Në vitin 1994 e kurorrzuan lidhjen e tyre me martesë, ndërsa në vitin 1996 e filluan edhe biznesin e tyre të parë të përbashkët



–libraria DRITA (më pas e emëruar si DIELLI). Nga martesa  e tyre kanë tre fëmijë të shkëlqyer: djemtë Eliot dhe Dielli dhe vajza e tyre Yllza. Dashuria bashkëshortore dita ditës rritet, ndërsa bzineset sa vijnë e shtohen që do të thotë se ata dy ishin zgjedhja e duhur për njëri tjetrin, dhe ndoshta investimi dhe aseti më i mirë që e kanë. Vlerat familjare, harmonia me partnerin e saj, suksesi i fëmijëve të saj, rritja dhe zhvillimi i tyre në drejtimin e duhur janë pika e fillimit të të gjitha sukseseve të Mimozës.  Ajo është e vetëdijshme se burimi i vërtetë i fuqisë dhe energjisë pozitive është familja, që e bën atë një tregtare të suksesshme, grua dhe nënë të dashur.


Hapat e para drejt suksesit në biznes dhe pavarsisë financiare.

Nga viti 1994 deri në vitin 2004 ajo punoi në kristalizimin e idesë së saj për suksesin profesional që Mimozës do t’i sjell vlera shpirtërore dhe siguri materiale. Kjo periudhë për atë është një sfidë e vërtetë. E mësuar që gjithnjë të jetë e angazhuar me ndonjë punë, nga vitit 1994 deri në vitin 1996 Mimoza punoi si shitëse në një parfumeri lokale në Tetovë, ndërsa më pas u punësua si asistente teknike në një nga kompanië më të suksesshme në Tetovë.



Në vitin 1996 e filloi biznesin e parë privat të saj së bashku me bashkëshortin e saj Avniun, ata të dy sëbashku e hapën librarinë DRITA, e cila më pas u ri-emërua në librarinë DIELLI, emri i djalit të saj i cili lindi në vitin 1998. Në vitin 1999 filloi biznesi i tyre i ardhëshëm, internet – kafe në Tetovë, ALBANET. Albanet ishte një nga internet kafetë e para në Tetovë, kështu që që nga dita e parë ky biznes u tregua i suksesshëm. Në atë kohë për shkak të trazirave në rajonin e Ballkanit, në Maqedoni u vendosën forcat Gjermane paqe-mbajtëse si dhe NATO. Në kampet e krijuara nga këto forca Mimoza dhe Avniu e bartën biznesin e tyre, duke lidhur kështu një nga kontratat më të rëndësishme të karrierës së tyre si bashkëpunim me të huaj, në këtë rast, kontratë bashkëpunimi me NATO dhe forcat Gjermane paqe-mbajtëse në Maqedoni. Kontrata përfshinte bashkëpunim për shërbimet e Albanet dhe prodhimet të cilat në atë kohë NATO i sjellte në Maqedoni për nevojat e kampit të tyre. Në vitin 2002, dy vite që nga fillimi i mileniumit të ri, qasja ndaj internetit u ndryshua, dhe Albanet tani më ishte një biznes i “harxhuar”. Ishte koha për dicka edhe më kurruese, dicka më sfiduese. Në vitin 2004 u formua Sun and Stars – Family Shop – kompani për shitjen e teshave të dorës së dytë (Second Hand Shop)



Sun & Stars – Family Shop
www.sunandstars.com.mk

E themeluar në vitin 2004. Sun and Stars dyqani me rroba të dorës së dytë i parë i këtij lloji(dyqan rrobave të vjetra) në Tetovë. Vitet e para ishin një sfidë e vërtetë për Mimozën si një biznesmene, por edhe për ofertën e saj në treg. Me kalimin e kohës, reputacioni dhe kërkesat për ofertën e Sun & Stars u rritën, Mimoza erdhi në përfundim se është koha për ta kthyer këtë sfidë në një biznes të vërtetë, dhe që atëherë punon në drejtim të zhvillimit kontinual të këtij biznesi. Kompania tanimë ka një zinxhir të dyqaneve në disa qytete në Maqedoni: Tetovë, Shkup, Gostivar dhe Kërçovë. Aktualisht në Tetovë ka një dyqan, në Shkup tre, dy në Gostivar e një në Kërçovë. Kompania Sun dhe Stars është përfaqësuese zyrtare e Trasborg – kompani danez për rroba të dorës së dytë, e cila ofron mallra të cilësisë për çdo shije. Në kuadër të kompanisë aktualisht ka 27 të punësua  dhe numri i tyre është në rritje çdo ditë.



KLUBI I BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT PERSONAL
Global Information Network

Para disa viteve Mimoza mori përgjigje për shumë pyetje deri atëherë të pa përgjigjura. Në vitin 2010, Mimoza ndodhet në një situatë jolakmuese. Biznesi i saj është në zhvillim, dhe ajo ndërton reputacionin e saj si një sipërmarrëse e vërtetë. Megjithatë, ka shumë çështje për të cilat Mimoza nuk mund të gjej përgjigje. Moment historik në jetën e saj është udhëtimi i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend i njohur për qëndrimin  pozitiv ndaj jetës dhe frymën e pavarur të secilit. Për të dhe për familjen e saj, Shtete e Bashkuara të Amerikës ishin një aventurë e vërtetë. Përveç energjisë pozitive dhe frymëzim për ide të reja kreative të biznesit, Mimoza në SHBA gjeti edhe KLUBIN E BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT PERSONAL. Ky klub ishte ajo për të cilën në atë pikë kishte nevojë Mimoza. Programi i mbushur me punëtori, trajnime dhe seminare i ka  ndihmuar Mimozës që të ketë sukses në iluminizimin (ndricimin) e saj të vendos që cila është mënyra që ajo dëshiron dhe ka nevojë të ndjek.i pjesë e këtij klubi për një periudhë prej vitit 2010 – deri në vitin  2014.



Mimoza ishte pjesë e seminareve dhe trajnimeve të mëposhtme:
2010- Për herë të parë u regjistru në klub dhe sot është në nivelin e katërt (4)
2011, Janar - Lundrimi për  lidership – Miami, Bahamas
2011 Korrik – Trajnimi për Master shitës – Çikago
2012, Janar - Lundrimi për  lidership  2 – Miami, Ishujt Kanare
2012 Mars - Fundjavat e ëndërrave – Las Vegas, SHBA
2012 Shtator - Trajnimi për Master shitës 2  Nice, France
2013 Dhjetor - Shihemi në maje – Francë
2014 Dhjetor - Si të shpëtojmë prej kufizimeve emocionale dhe të jetojmë të lumtur dhe të suksesshëm – Amsterdam, Holandë

The Secret to life Coaching
www.thesecrettolifecoaching.com

Në 2014 ajo ka marrë certifikatën për TRAJNER JETËSO MASTER, dhe me këtë certifikatë ka të drejtë të udhëzojë dhe  të trajnojë të tjerët të interesuar në këtë program. Programa The Secret to life Coaching i mundësoi Mimozës të përjetojë një eksperiencë të cilën deri më tani nuk e kishte përjetuar. Me certifikatën e programës Fshehtësitë e trajnimit jetësor(The Secret To Life Coaching) Mimoza u bë një trajner professional i certifikuar me të drejtë të trajnojë dhe të mësojë të gjithë ata të cilët ishin të interesuar për të mësuar nga një person më se kompetent për leksione të zhvillimit të suksesshëm professional dhe personal. E inspiruar nga vizita në SH.B.A, e kthjelluar nga të gjitha paragjykimet dhe kufizimet, Mimoza u nis drejt rrugës për të përfituar botën, me planet, ambiciet dhe qëllimet e saja. Ajo u vetëdisua që zhvillimi i saj, rrjedha e fatit të saj n’varet vetëm nga dëshira e saj, vullneti dhe aftësia të rezistoj çdo ndikim negativ apo bllokim nga rrethanat ose nga mendimet e huaja. Të vetmit të cilët janë në pozitë të n’a mësojnë rreth arritjeve jetësore, hapave të suksesit janë vetëm ata të cilat kanë arritur të shijojnë suksesin professional dhe personal. Biznismen dhe tregtarë të suksesshëm dhe të dalluar. Këtë eksperiencë Mimoza e ndjeu nga vizita e shum seminareve dhe trajnimeve, kur pati shancën të ndëgjojë dhe të mësojë nga më të mirët, dhe më të suksesshmit.



I Am POWER – UNË JAM FUQIA
www.iam-power.com

Tregtarët e suksesshëm nuk janë egoist në shpërndarjen e eksperiencave të tyre me të tjerët. Nga kjo maksimë buron edhe biznes – ideja e re e Mimozës – krijimi i një programe të certifikuar me trajnime dhe puntori, program e marë nga platforma e certifikuar në të cilën Mimoza mer pjesë, dhe si anëtare e nivelit të katërt është kompetente në përcjelljen e këtyre trajnimeve tek të gjithë të interesuarit. Programa është e emëruar si I am power – Unë jam fuqia dhe funksionon si Klub me sistem në bazë anëtarësie. Me vet anëtarësimin në këtë platformë, anëtarët do të trajnohen dhe do të këshillohen në frymën e tregtarëve dhe biznismenëve në drejtim të asaj si të punojnë dhe të definojnë qëllimet e tyre. Trajnimet do t’i udhëheq Mimoza, por si folës dhe këshillues do të paraqiten edhe dhum tregtarë  dhe biznismenë të tjerë nga Maqedonia dhe nga jashtë. 



I Am WATER
www.iam-water.com.mk

Në këndvështrim të bizneseve prodhuese, në vitin 2014 Mimoza themeloi fabrikën për prodhimin e ujit dhe mbushjes së ujit – I Am Water. Fabrika është e lokalizuar në Tetovë dhe përfundimi i këtij projekti pritet të jetë në Prill të vitit 2015. Fabrika është investim i përbashkët i familjes Thaqi dhe një investitori të huaj.



Invest for the future – Investo në të ardhmen tënde
www.investforthefuture.biz

Mimoza është anëtare e rrjetit të grave të suksesshme  në biznesin e formuar në Zagreb, Republika e Kroacisë. Rrjeta e mbështetur nga State Department – më saktësisht nga ish-Sekretari Shtetëror Amerikan – Hilari Klinton dhe nga Ambasadori global për Cështjet Globale të Grave - Melani Verver. Invest for the future – Investo në të ardhmen tënde – ka për qëllim komunikimin dhe bashkëpunimin e grave të suksesshme në biznes. Kjo bashkësi dhuron përkrahje për gratë në biznes me ndihmën e mësimit, bashkëpunimit dhe përkrahjes financiare. Zhvillimi i Mimozës është rezultat jo vetëm i aftësive të saj marramendase për biznes dhe instiktit të zhvilluar për investime të suksesshme, por edhe i apetiteve të saj të “pangopura” për mësim dhe zhvillim mental. Si një adhuruese e flaktë e leximit, Mimoza dallohet me një numër të madh të librave të lexuara, nga autorë të ndryshëm të cilët kanë për qëllim përcjelljen e fshehtësive për sukses dhe mënyrave më dinjitoze dhe efektive për menaxhimin me jetën. Librat janë një faktor shumë i rëndësishëm i jetës së Mimozës. Mimoza dallohet edhe si autore e shum librave – audio librave për motivim të lexuesit (ndëgjuesit) të cilat kanë për qëllim zhvillimin e frymës revolucionare dhe ideve kreative e motivuese, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin në më të mirë.



Tituj të audio-librave të autorizuara nga Mimoza

1. Qëllimi kryesor i jetës tuaj – Mimoza Thaci
2. Mëso suksesin – Mimoza Thaci
3. Trajnime bazë drejt pasurimit – Mimoza Thaci
4. Ndalo duhanin – Mimoza Thaci
5. Si të përballoni kritikat dhe ofendimet – Mimoza Thaci 



Sukseset e Mimozës dhe aftësit e saja janë evidente. Është shumë e thjeshtë, qëllimi i saj gjithmonë ka qen dhe do të jetë të pasurohet në format më të ndryshme të biznesit. Ambiciet janë baza e të gjitha aktiviteteve dhe hapave të saja, me c’rast ka sukses në krijimin e një ardhmërie më të plotë, të përmbushur dhe të sigurtë për atë dhe familjen e saj. Sot ajo i’a dha vetvetes edhe një detyrë më të përgjegjëshme. Të gjitha leksionet e saja, mësimet të cilat deri sot Mimoza i morri nga të gjitha trajnimet e shumta në të cilat mori pjesë, sot Mimoza dëshiron t’i ndajë me të gjithë ata që janë të interesuar në përmirësimin e rrethanave të tyre dhe krijimin e një të ardhme më të mirë.  Ajo është një grue e sukseshme në biznes, një grua dhe nënë e përkryer. Misioni i saj është në fillim, qëllii është I njejtë – të ndihmojë individëve të tjerë në krijimin e një të ardhme më të sigurtë.